Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se muslimani ndaj muslimanit i ka gjashtë detyrime: I pari: Ta përshëndesë me selam kur e takon, duke i thënë: Es-selamu alejkum, dhe ai duhet t’ia kthejë përshëndetjen duke thënë: Ue alejkumus selam. I dyti: T'i përgjigjet ftesës së tij kur e fton në gosti apo ndonjë rast tjetër. I treti: T’i japë këshillë kur ai kërkon, pa hipokrizi e pa mashtrim. I katërti: Kur ai teshtin dhe thotë: Elhamdulilah (çdo falënderim i takon Allahut), t’i thotë: Jerhamukallah (Allahu të mëshiroftë!); dhe ai t’i përgjigjet: Jehdikumullah ve juslihu balekum (Allahu ju udhëzoftë dhe jua përmirësoftë gjendjen!). I pesti: Ta vizitojë dhe ta pyesë për gjendjen e tij kur është i sëmurë. I gjashti: T’ia falë xhenazen dhe ta përcjellë deri sa të varroset.