Ebu Burde (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se babai i tij, Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), u sëmur rëndë derisa i ra të fikët. Koka e tij ishte në prehërin e njërës prej grave të tij, e cila bërtiti dhe vajtoi, por ai nuk mundi t’i përgjigjej për shkak të gjendjes së pavetëdijshme. Kur u këndell, tha: Unë distancohem nga kushdo që është distancuar prej tij i Dërguari i Allahut ﷺ. Ai është distancuar prej: Es Salikah: gruaja që ngrit zërin me vajtime kur e godet ndonjë fatkeqësi. El Halikah: gruaja që rruan flokët në shenjë pikëllimi për fatkeqësinë që e ka goditur. Esh Shakkah: gruaja që shqyen rrobat nga mërzia për fatkeqësinë që e ka goditur. Kjo, ngase këto veprime janë prej zakoneve të kohës së injorancës paraislame (xhahilijetit). Në vend të tyre, njeriu urdhërohet të jetë i durueshëm në kohë fatkeqësie dhe ta kërkojë shpërblimin te Allahu.