Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: “Ai që ngre armët kundër nesh nuk është prej nesh.”
Sahih - Muttefek alejhi
Profeti ﷺ në këtë hadith tërheq vërejtjen nga drejtimi i armëve kundër muslimanëve; për t'i frikësuar ose plaçkitur. Kushdo që e bën këtë pa ndonjë të drejtë, ka bërë një krim dhe një gjynah të madh, rrjedhimisht e meriton këtë kërcënim të rëndë.
Mësime nga hadithi
Paralajmërim i ashpër kundër një muslimani që i lufton vëllezërit e tij muslimanë.
Prej të këqijave dhe dëmit më të madh në tokë është ngritja e armëve kundër muslimanëve dhe dëmi i shkaktuar përmes vrasjes.
Kërcënimi i përmendur nuk e përfshin luftimin që bëhet me të drejtë, siç është luftimi kundër kryngritësve të pabindur (ar. bugat), shkatërrimtarëve etj.
Është e ndaluar të frikësohen muslimanët me armë ose me ndonjë gjë tjetër, qoftë dhe me shaka.