Disa burra nga fiset Ukl dhe Urajne vajtën te Profeti ﷺ si muslimanë. Ata u goditën nga një sëmundje që u shkaktonte fryrje në bark, dhe nuk u pëlqente të qëndronin në Medinë, sepse ushqimi dhe ajri i saj nuk u përshtateshin. Profeti ﷺ i urdhëroi të shkonin te devetë e sadakasë dhe të pinin nga urina dhe qumështi i tyre. Ata shkuan, dhe kur u shëruan, fituan peshë dhe iu kthye ngjyra e trupit, ata vranë bariun e Profetit ﷺ dhe i morën devetë. Lajmi i arriti Profetit ﷺ herët në mëngjes, dhe ai dërgoi njerëz për t’i ndjekur. Ata u kapën në mesditë dhe u sollën si të burgosur para Profetit ﷺ. Ai urdhëroi që t’u priteshin duart dhe këmbët dhe t’u nxirreshin sytë, sepse ata i kishin bërë të njëjtën gjë bariut. Pastaj u hodhën në gurishten (e Medinës), ku kërkuan ujë, por nuk u dha dhe më në fund vdiqën. Ebu Kilabe thotë: “Këta vodhën, vranë, bënë kufër (mosbesim) pas imanit dhe e luftuan Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ.”