Haniu, i çrobëruari i Othmanit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), rrëfen: "Sa herë që Othmani qëndronte pranë një varri, qante derisa i lagej mjekra. I thanë: "Përmendet Xheneti dhe Zjarri, e nuk qan, ndërsa për këtë po qan?" Ai tha: "Vërtet i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Vërtet varri është etapa e parë nga etapat e Ahiretit. Nëse njeriu shpëton prej tij, atëherë ajo që vjen pas tij është më e lehtë, por nëse nuk shpëton prej tij, atëherë ajo që vjen pas tij është më e vështirë.” Hasen - Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe
explain-icon

Shpjegimi

Kur Othmān ibn Afani, prijësi i besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), qëndronte pranë një varri, qante derisa lotët ia lagin mjekrën. I thanë: “Po përmendet Xheneti dhe Zjarri, por nuk po qan nga përmallimi për Xhenetin dhe as nga frika prej Zjarrit, ndërsa po qan për shkak të varrit?!” Ai tha: “Vërtet Profeti ﷺ ka treguar se varri është etapa e parë nga etapat e Ahiretit. Nëse njeriu shpëton dhe lirohet prej saj, atëherë ajo që vjen pas saj do të jetë më e lehtë për të. Por, nëse nuk shpëton nga dënimi i saj, atëherë ajo që pason nga dënimi do të jetë edhe më e rëndë se ajo që gjendet në të.”

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Sqarim rreth frikës që kishte Othman ibn Afani (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ndaj Allahut të Lartësuar, megjithëse ai ishte prej atyre që u përgëzuan për Xhenet (sa ishte gjallë).
  • Është e ligjshme të qash kur kujton tmerret e varrit dhe të Ditës së Gjykimit.
  • Pohimi i ekzistimit të kënaqësisë dhe dënimit në varr.
  • Paralajmërim nga dënimi i varrit.