Kur Profeti ﷺ u kthye nga Haxhi Lamtumirës, i tha një gruaje prej ensareve që nuk e kishte kryer haxhin: "Çfarë të pengoi të bësh haxhin me ne?" Ajo u arsyetua se ata si familje kishin dy deve, kështu që bashkëshorti dhe djali i saj e bënë haxhin me njërën prej tyre, kurse tjetrën e la se i duhej familjes për të nxjerrë ujë me të nga pusi. Kësisoj Profeti ﷺ i tregoi se shpërblimi i kryerjes së umres në muajin e Ramazanit ka shpërblim të njëjtë me kryerjen e haxhit.