explain-icon

Shpjegimi

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka shpjeguar se larja e trupit në ditën e xhuma është dispozitë e fortë si vaxhibi në raport me të gjithë meshkujt muslimanë të rritur, të cilët e kanë për detyrë të falin xhumanë. Po ashtu duhet t’i pastrojmë dhëmbët me misvak ose me mjete të tjera të ngjashme, si dhe të parfumosemi me ndonjë parfum të këndshëm.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Pëlqyeshmëria e larjes së trupit për çdo mashkull të rritur musliman përforcohet më tepër në ditën e xhuma.
  • Pastërtia dhe largimi i erërave të këqija është diçka që i kërkohet muslimanit nga ana e sheriatit.
  • Respektimi i ditës së xhuma dhe përgatitja për të.
  • Pëlqyeshmëria e pastrimit të dhëmbëve është më e fortë në ditën e xhuma.
  • Pëlqehet përdorimi i një parfumi të këndshëm, para daljes për në xhami ditën e xhuma.
  • Gruas nuk i lejohet të parfumoset kur del nga shtëpia e saj për t'u falur në xhami apo për diçka tjetër, ngase hadithet profetike dëshmojnë për një gjë të tillë.
  • I rritur quhet ai që ka arritur moshën e pubertetit. Puberteti arrihet përmes disa shenjave, ndër të cilat tri janë të përbashkëta midis burrit dhe gruas; mbushja e moshës pesëmbëdhjetë vjeç, mbirja e qimeve të ashpra te pjesët intime dhe ejakulimi në gjumë apo nga epshi zgjuar. Ndërsa shenja e katërt është specifike për gruan; menstruacionet. Nëse femrës i vijnë menstruacionet ajo konsiderohet e rritur.
explain-icon

Kategoritë

explain-icon

Më shumë