explain-icon

Shpjegimi

Sahabija Umu Atijeh (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se gratë në kohën e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të!) nuk i konsideronin pjesë të menstruacioneve sekrecionet që anonin nga ngjyra e zezë apo e verdhë, që dilnin nga organi gjenital i femrës pas pastrimit nga menstruacionet. Kështu që ato nuk e linin namazin dhe as agjërimin për shkak të tyre.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Sekrecioniet që dalin nga organi gjenital i femrës pas pastrimit nga menstruacionet nuk merren në konsideratë, edhe nëse janë të turbullta apo të verdha prej gjakut.
  • Sekrecionet e turbullta dhe të verdha gjatë kohës së menstruacioneve konsiderohen gjak menstruacionesh, sepse ky është gjak që rrjedh në kohën e vet, vetëm se është i përzier me lëngje të tjera.
  • Gruaja nuk duhet ta lërë namazin dhe as agjërimin për shkak të sekrecioneve të turbullta apo të verdha që dalin pas pastrimit, por duhet të marrë abdes dhe të falet.