explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ na tregon në këtë hadith se ai që merr abdes mirë duke i plotësuar shtyllat e tij dhe duke ndjekur sunetet dhe rregullat e tij, pastaj shkon për ta falur namazin e xhumasë e hesht dhe e dëgjon ligjëruesin; nuk flet biseda boshe, Allahu do t'ia falë mëkatet e vogla për dhjetë ditë, nga namazi i xhumasë deri në xhumanë e dytë dhe tri ditë shtesë, sepse vepra e mirë dhjetëfishohet. Pastaj Profeti ﷺ tërhoqi vërejtjen që zemra të mos largohet nga këshillat që thuhen gjatë hutbes (ligjëratës së të premtes), duke luajtur me gjymtyrët e veta; duke i prekur guralecët dhe lloje të tjera të lojërave dhe angazhimit (me telefon etj). Ai që vepron kështu, e ka humbur shpërblimin, e ai që e ka humbur shpërblimin, nuk ka hise në shpërblimin e namazit të plotë të xhumasë.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Inkurajimi për marrjen e abdesit në mënyrë të përsosur dhe kujdesin për faljen e namazit të xhumasë.
  • Vlera e namazit të xhumasë.
  • Është obligim të heshtet gjatë hutbes së xhumasë dhe të mos preokupohemi e të mos angazhohemi me biseda a diça tjetër në llogari të saj.
  • Nëse dikush flet gjatë hutbes, e humb shpërblimin, ndërsa namazin e xhumasë e ka të vlefshëm dhe e ka hequr përgjegjësinë duke e kryer obligimin, megjithëse shpërblimin e ka të mangët.
explain-icon

Më shumë