Aishja, e bija e Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!), ka treguar se Profeti ﷺ, gjatë sëmundjes së tij, e cila iu rëndua dhe çoi në vdekjen e tij, tha: "Allahu i mallkoftë hebrenjtë dhe të krishterët dhe i largoftë nga mëshira e Tij, sepse ata i morën varret e profetëve të tyre si vende adhurimi, duke ndërtuar mbi to, duke u falur tek ato, ose duke u drejtuar nga ato gjatë adhurimit." Pastaj, ajo (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: "Po të mos ishte ai ndalim dhe ai paralajmërim nga Profeti ﷺ, si dhe frika e sahabëve se varri i tij mund të trajtohej ashtu siç hebrenjtë dhe të krishterët trajtuan varret e profetëve të tyre, varri i tij do të ishte bërë i dukshëm dhe i theksuar."