explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ përmes këtij hadithi ndaloi që shtëpitë të jenë të zhveshura nga falja e namazit (vullnetar), e kështu të bëhen si varreza, në të cilat nuk falet namazi. Pastaj Profeti ﷺ tregoi se shejtani ikën prej shtëpisë në të cilën lexohet surja el Bekare.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Është e rekomanduar që në shtëpi të shtohen adhurimet dhe namazi vullnetar.
  • Nuk lejohet falja e namazit në varreza, sepse është mjet që dërgon drejt shirkut (idhujtarisë) dhe teprimit në raport me të vdekurit, në përjashtim të namazit të xhenazes (që lejohet të falet).
  • Pasi ndalimi i faljes së namazit te varret ishte ngulituar te sahabët, kjo është arsyeja pse Profeti ﷺ e ndaloi shndërrimin e shtëpive në varreza, në të cilat nuk falet namazi.