Nëna e besimtarëve, Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka treguar për disa nga sjelljet e Profetit ﷺ, dhe ndër ato që ka përmendur është, se kurdoherë që i jepej mundësia të zgjidhte mes dy çështjeve, Profeti ﷺ zgjidhte atë më të lehtën, përderisa ajo më e lehta nuk nënkuptonte mëkat; por nëse ajo nënkuptonte mëkat, atë herë ai ishte më i largëti nga të gjithë njerëzit prej saj dhe në atë rast e zgjidhte më të vështirën. Profeti ﷺ nuk merrte hak për veten; përkundrazi, toleronte dhe falte për të drejtën e tij, përveç nëse shkeleshin e cenoheshin ndalesat e dispozitat e Allahut, atëherë ai hakmerrej për hir të Allahut, dhe njëherësh ishte ndër ata që zemëroheshin më së shumti për çështjet që kanë të bëjnë me fenë e Allahut të Lartësuar.