I Dërguari i Allahut ﷺ bëri lutje kundër gjithë atyre që marrin ndonjë post udhëheqës për diç nga punët e muslimanëve, qofshin ato të vogla, qofshin të mëdha, qoftë kjo udhëheqësi e përgjithshme, qoftë udhëheqësi e pjesshme, e veçantë, ku i mundon dhe nuk tregohet i butë. Të tillin Allahu i Lartësuar do ta "shpërblejë" në varësi të veprës së tij, pra, do ta mundojë e do t'ia vështirësojë. Me atë që tregohet i butë dhe ua lehtëson punët muslimanëve, Allahu do të sillet butësisht dhe do t'ia lehtësojë punët.