Profeti ﷺ ka treguar për dy begati të mëdha, që Allahu ia dhuron njeriut, në të cilat shumë njerëz pësojnë humbje, ngase i përdorin ato në mënyrë të gabuar. Kur njeriu është i begatuar me shëndet dhe kohë të lirë, por e kaplon dembelia për adhurim, atëherë ai është prej të humburve; e kjo është gjendja e shumicës së njerëzve. Por, nëse njeriu e shfrytëzon kohën e tij të lirë dhe shëndetin në adhurim ndaj Allahut, atëherë ai është fitimtar, sepse kjo botë është vendi i mbjelljes për botën tjetër, dhe në të zhvillohet tregtia, fitimi i së cilës do të shfaqet në botën tjetër. Pas kohës së lirë vjen angazhimi, dhe pas shëndetit vjen sëmundja, e nëse nuk do të kishte asgjë tjetër për t’u kujtuar, do të mjaftonte pleqëria si këshillë.