explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith kërkoi mbrotje që Allahu ta ruajë nga disa gjëra: E para: "O Allah, kërkoj mbrojtjen Tënde", strehohem dhe mbështetem te Ti, e jo të dikujt tjetër. "...nga mbizotërimi i borxhit", nga pushtimi i tij, shqetësimi dhe fatkeqësia që sjell, dhe të kërkoj ndihmë për ta paguar dhe kthyer atë. E dyta: "...mbizotërimi i armikut", pushtimi dhe sundimi i tij, dhe kërkoj të na ndihmosh për ta ndaluar dëmin e tij dhe për të triumfuar mbi të. E treta: "...dhe nga gëzimi i armiqve", për fatkeqësitë dhe sprovat që u ndodhin muslimanëve.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Inkurajimi për t'i kërkuar mbrojtje Allahut nga çdo gjë që pengon në adhurim dhe sjell shqetësime, siç është borxhi dhe gjëra të tjera.
  • Borxhi në vetvete nuk përbën asnjë problem, por problemi është për ata që nuk kanë mundësi ta paguajnë borxhin, e ky është borxhi që mbizotëron.
  • Njeriu duhet t'i shmang ato gjëra për të cilat mund të kritikohet dhe të përbuzet.
  • Sqarimi i armiqësisë së jobesimtarëve ndaj besimtarëve dhe gëzimit të tyre kur u ndodhin besimtarëve fatkeqësi.
  • Shfaqja e gëzimit të armiqve për fatkeqësinë që e godet një njeri, është më e rëndë për të sesa vetë fatkeqësia.
explain-icon

Kategoritë

explain-icon

Më shumë