Profeti ﷺ në këtë hadith ka treguar se ëndrrat e mira dhe të gëzueshme janë prej Allahut, ndërsa ëndrra që njeriu e urren dhe që e mërzit është prej shejtanit. Prandaj, kush sheh diçka që e urren, le të pështyjë lehtë në anën e majtë dhe të kërkojë mbrojtjen e Allahut nga e keqja e saj, se kështu ajo nuk e dëmton, sepse Allahu e ka bërë këtë që përmendet si mjet mbrojtës nga e keqja, që mund të vijë prej asaj ëndrre.