Profeti ﷺ në këtë hadith ndalon dhe tërheq vërejtjen nga disa gjëra që çojnë në përçarje dhe armiqësi mes muslimanëve, prej të cilave: Praragjykimi, që nënkupton akuzën (për tjetrin) që vendoset në zemër, pa asnjë provë, si dhe sqaroi se është gënjeshtra më e madhe. Përgjimi, që nënkupton hulumtimin për pjesët private të njerëzve, qoftë me sy, qoftë me vesh. Spiunazhi, që nënkupton hulumtimin rreth gjërave të fshehta, e kjo më së shpeshti thuhet për të keqen. Zilia, që nënkupton të urrehet që e mira t'u arrijë të tjerëve. Kthimi i shpinës, që nënkupton se njëri e shpërfill tjetrin, nuk i jep selam dhe nuk e viziton vëllanë e vet musliman. Urrejtja e njëri-tjetrit, që nënkupton urrejtjen dhe largimin mes vete, si: dëmtimi i të tjerëve, vrenjtja dhe sjellja e keqe gjatë takimit mes vete. Pastaj tha një fjalë gjithëpërfshirëse, me të cilën gjendjet e muslimanëve rregullohen mes vete: "... por jini robër të Allahut, vëllezër!” Vëllazëria është një lidhje që shëron marrëdhëniet mes njerëzve dhe rrit dashurinë e familjaritetin mes tyre.