Profeti ﷺ në këtë hadith tregon se muslimani nuk merret në llogari për përshpëritjet e këqija të shpirtit që i kalojnë nëpër mendje, përderisa ai nuk vepron sipas tyre ose nuk i shpreh me gojë. Allahu e ka hequr përgjegjësinë dhe ka falur, duke mos e ngarkuar umetin e Muhamedit ﷺ për ato që ndodhen në mendje dhe luhaten në shpirt, përderisa nuk zënë vend dhe nuk janë stabile tek ai. Megjithatë, nëse ato janë stabile në zemrën e tij, bie fjala, mendjemadhësia, arroganca, hipokrizia ose, nëse vepron përmes gjymtyrëve ose flet përmes gojës së tij, atëherë për këto njeriu do të merret në llogari.