explain-icon

Shpjegimi

Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka shpjeguar se namazi nuk është i saktë pa këndimin e sures el-fatiha, ngaqë ajo është një ndër shtyllat e namazit në çdo rekat të tijin.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Nuk vlen këndimi i një surje tjetër në vend të fatihasë, kur personi është i aftë që ta këndojë fatihanë.
  • Rekati në të cilin nuk është kënduar fatihaja nuk vlen, si për atë që e lë atë qëllimisht, ashtu dhe për atë që është i paditur dhe për atë që e lë nga harresa. Kjo, sepse fatihaja është një nga shtyllat e namazit dhe shtyllat e namazit nuk shfuqizohen në asnjë rast.
  • Këndimi i fatihasë nuk është i detyrueshëm për xhematliun kur e kap imamin në ruku.