explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaron kërcënimin e rëndë ndaj atij që ngre kokën para imamit (gjatë namazit), se Allahu mund t'ia shndërrojë kokën në kokë gomari ose mund t'ia shndërrojë pamjen në pamje gomari.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Ekzistojnë katër situata në raport me namazfalësin dhe imamin: tri janë të ndaluara: parakalimi i tij, të qenët njëjtë me të dhe vonimi pas tij. Ajo që është obligim është pasimi i imamit.
  • Namazfalësi e ka obligim ta pasojë imamin gjatë namazit.
  • Kërcënimi për t'ia shndërruar imazhin e dikujt që ngre kokën para imamit në imazhin e gomarit është gjë e mundur dhe konsiderohet prej deformimit.