explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ shpeshherë i pastronte dhëmbët me misvak dhe urdhëronte të përdorej. Përdorimi i misvakut në disa kohë është më i kërkuar: përdorimi i misvakut kur të ngrihemi për namaz nate, meqë Profeti ﷺ i bënte masazh dhe e pastronte gojën me misvak.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Përligjja e përdorimit të misvakut pas gjumit të natës është bërë për shkak se gjumi është faktor i ndryshimit të erës së gojës dhe misvaku është mjet pastrimi.
  • Përdorimi i misvakut kërkohet kur bëhen ndryshime të pakëndshme në gojë, duke u bazuar në kuptimin e lartcekur.
  • Përligjja e pastërtisë në përgjithësi është bërë se ajo është pjesë e Sunetit të Profetit ﷺ dhe e normave të larta morale.
  • Përdorimi i misvakut në tërë gojën përfshin: dhëmbët, mishrat e gojës dhe gjuhën.
  • Misvaku është një shkop i këputur nga pema e arakut ose nga ndonjë pemë tjetër, përdoret për të pastruar gojën dhe dhëmbët, për të freskuar gojën dhe për të hequr erën e keqe.