explain-icon

Shpjegimi

Një ndër udhëzimet dhe praktikat e Profetit ﷺ ishte që, sa herë hynte në shtëpinë e tij, fillonte me përdorimin e misvakut, pa marrë parasysh nëse ishte ditë apo natë.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Përdorimi i misvakut është i ligjshëm në përgjithësi, në çdo kohë, por ai është edhe më i rekomanduar në ato raste që i ka veçuar Ligjvënësi (Profeti), si për shembull: Kur hyn në shtëpi, kur fal namaz, kur merr abdes, pasi zgjohet nga gjumi dhe kur ka erë të keqe nga goja.
  • Kjo tregon sa të përkushtuar ishin tabiinët për të pyetur rreth gjendjeve të Profetit ﷺ dhe rrugëve që ai ndiqte, me qëllim që ta pasonin shembullin e tij.
  • Të mësuarit e diturisë nga ata që janë të kualifikuar dhe që kanë më shumë dituri, ashtu siç u pyet këtu Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth gjendjes së Profetit ﷺ kur hynte në shtëpi.
  • Kjo tregon se si Profeti ﷺ sillej me familjen e tij, sepse ai pastronte gojën kur hynte në shtëpi.