explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ u pyet për qëllimet e ndryshme të atyre që luftojnë: dikush për trimëri, tjetri për fanatizëm fisnor e i treti për të dëshmuar se është dikushi ndër njerëz e qëllime të tjera. Cili prej tyre është në rrugë të Allahut? Kështu, Profeti ﷺ tregoi se luftëtar i vërtetë në rrugë të Allahut është ai që lufton që fjala e Allahut të jetë më e larta.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Parimi themelor në lidhje me konsiderimin e veprave se a janë në rregull apo jo është nijeti dhe sinqeriteti që vepra të bëhet vetëm për Allahun.
  • Nëse qëllimi i xhihadit është lartësimi i fjalës së Allahut dhe këtij i bashkohet një qëllim tjetër i legjitimuar, siç është fitimi i plaçkës së luftës, atëherë kjo nuk e dëmton thelbin e qëllimit të tij.
  • Mbrojtja e atdheut dhe e shenjtërive nga armiqtë konsiderohet luftë në rrugë të Allahut.
  • Vlera e përmendur për ata që luftojnë është ekskluzive për ata që luftojnë që Fjala e Allahut të Lartësuar të jetë më e larta.