explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith na tregon se Allahu i Lartësuar ndalon të betohemi në baballarët, kështu që, kushdo që dëshiron të betohet, le të betohet vetëm në Allahun dhe të mos betohet në askënd tjetër. Pastaj Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) përmendi se nuk ishte betuar qëkurse e kishte dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke e ndaluar një gjë të tillë, as qëllimisht e as duke e përmendur betimin e dikujt tjetër që është betuar në dikë tjetër përveç Allahut.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Ndalimi i betimit në dikë tjetër përveç Allahut. U veçua betimi në baballarët, sepse ky ishte një zakon i injorancës (paraislame).
  • Betimi nënkupton që njeriu të betohet në Allahun, emrat ose cilësitë e Tij, për një çështje të caktuar, për ta vërtetuar atë.
  • Vlera e Omerit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), meqë shumë shpejt e jetësoi këtë gjë, kishte të kuptuar të mirë dhe ishte i devotshëm.