Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Ai të cilin tijera (ndjenja e fatkeqësisë nga shenjat ogurzeza) e pengon nga kryerja e asaj që ka vendosur, ka bërë shirk. Të pranishmit i thanë: "Cili është shpagimi për këtë?" Tha: "Të thuash: "O Allah, nuk ka mirësi, pos mirësisë Sate! Çdo zog është Yti (nuk sjell as mirësi e as pengon dëm) dhe nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje." Ky hadith është sahih - E shënon Ahmedi
explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ po na tregon në këtë hadith se atë që pesimizimi e pengon për të vazhduar tutje në atë gjë që është i vendosur, veçse ka bërë një prej llojeve të shirkut. E, kur e pyetën sahabët për shpagimin e këtij mëkati të madh (se si bëhet), ai i përudhi drejt këtyre shprehjeve fisnike që kanë ardhur në këtë hadith, që ngërthejnë në vete dorëzimin e tërë çështjes tek Allahu i Lartësuar dhe mohimin që dikush përveç Tij të ketë forcë.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Pohimi i rënies në shirk të atij personi që pesimizimi e ka penguar nga nevoja që kishte.
  • Pranimi i pendimit të idhujtarit.
  • Përudhja se çfarë të thotë ai që ka në tijera (në pesimizëm e ogur të zi).
  • E mira dhe e keqja janë të përcaktuara nga Allahu i Lartësuar.