explain-icon

Shpjegimi

Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) mendoi se kishte përparësi ndaj atyre që ishin më të dobët se ai, për shkak të trimërisë dhe cilësive të ngjashme. Atëherë, Profeti ﷺ tha: "A mos vallë ju jepet fitorja dhe furnizimi veçse për shkak të të dobëtve tuaj, përmes lutjeve, namazit dhe sinqeritetit të tyre? Ata shpesh janë më të sinqertë në lutjet e tyre dhe më të përulur në adhurim, sepse zemrat e tyre janë të lira nga lidhja me stolitë e jetës së kësaj bote."

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Nxitje për përulësi dhe ndalim nga mendjemadhësia ndaj të tjerëve.
  • Ibn Haxheri ka thënë: “Nëse të fortët kanë përparësi për shkak të trimërisë së tyre, të dobëtit kanë përparësi për shkak të lutjes dhe sinqeritetit të tyre.”
  • Nxitje për t’u sjellë me mirësi ndaj të varfërve dhe për t’ua dhënë të drejtat e tyre, pasi kjo është një prej shkaqeve të mëshirës së Allahut dhe të ndihmës së Tij ndaj jush.