Profeti ﷺ ka dhënë shembull për dy lloje njerëzish: Lloji i parë: shoku dhe miku i mirë i cili të udhëzon nga Allahu dhe drejt gjërave që e kënaqin Atë dhe të ndihmon për të qenë i bindur ndaj Tij. Shembulli i tij është sikurse i shitësit të parfumit i cili ose të lyen me parfum (të jep parfum), ose blen parfum prej tij, ose ndien aromë të këndshme prej tij. Lloji i dytë: shoku dhe miku i keq, i cili i pengon njerëzit nga rruga e Allahut, ndihmon në kryerjen e gjynaheve dhe prej tij sheh vepra të shëmtuara, kësisoj të përfshin poshtërimi për shkak të shoqërimit dhe uljes me njerëz të tillë. Shembulli i tij është si ai i farkëtarit që i fryn zjarrit i cili ose do të djegë rrobat nga shkëndijat fluturuese të zjarrit, ose do të ndiesh aromë të keqe duke ndenjur pranë tij.