Profeti ﷺ në këtë hadith i sqaron mëkatet e mëdha, që janë ato, vepruesi i të cilave kërcënohet me një kërcënim të rëndë në këtë botë ose në botën tjetër. 1. Të bërët shirk (ortakëri) Allahut, që nënkupton kushtimin e çdo lloj adhurimi dikujt tjetër përveç Allahut dhe barazimi i të tjerëve me Allahun në uluhijen (veçimin e Allahut me adhurim), rububijen (veçimin e Allahut me zotërim) dhe emrat e cilësitë e Tij. 2. Mosrespektimi i prindërve, që nënkupton çdo gjë që u shkakton lëndim prindërve, qoftë fjalë e vepër, qoftë lënie e bamirësisë ndaj tyre. 3. Vrasja e njeriut në mënyrë të paligjshme, bie fjala, vrasja në mënyrë të padrejtë. 4. Betimi i rrejshëm (zhytës), respektivisht betimi i bërë nga një person që është i vetëdijshëm për gënjeshtrën e tij. Quhet kështu (ar. gamus - zhytës), sepse e zhyt vepruesin e tij në mëkat ose në në Zjarr.