Profeti ﷺ e thoshte këtë në kohë vështirësie dhe shqetësimi të madh: "La ilahe il-lallah" - Nuk ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, "El Adhim", - "të Madhit" në pozitë, Atij që ka pozitë madhështore në qenien, cilësitë dhe veprat e Tij. "El Halim", - "të Butit", i Cili nuk nxiton në ndëshkimin e mëkatarëve, përkundrazi e vonon atë, dhe mund ta falë, edhe pse është i aftë për ta ndëshkuar, sepse Ai është i Fuqishëm për çdo gjë. "la ilahe il-lallahu rabbul arshil adhim“ - " S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të Arshit të Madh", Krijuesit të Arshit të Madh. "la ilahe il-lallahu rabbus semavati ve rabbul erdi“ - "S'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të Tokës", Krijuesit të tyre, dhe Krijuesit, Sunduesit, Rregulluesit dhe Organizuesit të gjithçkaje që gjendet në to, sipas dëshirës së Tij. "ve rabul arshil kerim“ - "dhe Zotit të Arshit fisnik,” Krijuesit të Arshit fisnik.