explain-icon

Shpjegimi

Nuk shpëton ndonjë njeri nga mëkati, për shkak se u krijua me këtë dobësi dhe për shkak të mosnënshtrimit ndaj Zotit tij për kryerjen e asaj për të cilën e ka obliguar dhe braktisjen e asaj që e ka ndaluar, por Allahu i Lartësuar ua hapi derën e pendimit robërve të Tij dhe i lajmëroi se mëkatarët më të mirë janë ata që shpesh pendohen.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • I biri i Ademit (njeriu) është i atillë se mund të bëjë gabime dhe të bjerë në mëkat. Por, është obligim për besimtarin që, kur të bëjë ndonjë mëkat, të shpejtojë të pendohet.