Profeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër betimit të rrejshëm në emër të Allahut me vetëdije, për të marrë padrejtësisht të drejtën e një muslimani. Dënimi për këtë është të jetë meritor i tilli për Zjarrin dhe i privuar nga Xheneti, dhe kjo vepër konsiderohet prej mëkateve të mëdha. Një burrë tha: "O i Dërguar i Allahut, edhe nëse ajo për të cilën betohet është diçka e parëndësishme?" Profeti ﷺ i tha: "Edhe nëse është një misvak (shkop i vogël për pastrimin e dhëmbëve) i marrë nga pema arak."