Telbija e Profetit ﷺ, kur ai niste ritet e Haxhit apo Umres, ishte kësisoj: “Lebbejke Allahumme lebbejk” - Të përgjigjem, o Allah, vetëm Ty të përgjigjem! - është përgjigje e vazhdueshme ndaj Teje, herë pas here, për gjithçka që na ke thirrur, siç është sinqeriteti, teuhidi, haxhi dhe të tjera. “Lebbejke la sherike leke lebbejk” - Të përgjigjem Ty, që nuk ke ortak, të përgjigjem! - sepse vetëm Ti je i denjë për adhurim, nuk ke shok në zotërimin Tënd, në hyjninë Tënde, në emrat dhe cilësitë e Tua. " innel hamde" - Vetëm Ty të takon lavdfalëndrimi - mirënjohja e lavdërimi. "ven-ni‘mete" - mirësia, - është prej Teje dhe Ti e jep atë. "leke" - Ty - ato të përkushtohen në çdo gjendje, "velmulk" - dhe sundimi - po ashtu është për Ty, "la sherike lek" - Ti nuk ke ortak! - të gjitha janë vetëm për Ty. Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) e shtonte edhe këtë: “Lebejke, lebejke, ve sadejke." - Të përgjigjem Ty, të përgjigjem Ty, me kënaqësi! - domethënë: më gëzo dhe më bën të lumtur herë pas here. "Vel hajru bijedejke" - Mirësia është në Duart e Tua - e tëra është prej Teje dhe prej mirësisë Sate. "lebejke ver ragbau ilejke vel amelu" - të përgjigjem Ty, lutjen dhe veprën i kemi vetëm për Ty! - kërkesat dhe nevojat i drejtohen Atij, në dorën e të Cilit është çdo mirësi, sepse vetëm Ti je i denjë për adhurim.