explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith njoftoi se, po të mos ishte frika e vështirësisë për besimtarët nga umeti i tij, do t'ua kishte bërë obligim përdorimin e misvakut për çdo namaz.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Butësia e Profetit ﷺ ndaj umetit të tij dhe frika e tij se mos u shkaktohej vështirësi.
  • Parimi bazë sa i përket urdhrit të Profetit ﷺ është se ai është obligativ, përveç nëse ka ndonjë argument që tregon se është vullnetar.
  • Pëlqyeshmëria e përdorimit të misvakut dhe vlera e tij para çdo namazi.
  • Ibn Dekik Idi ka thënë: "Urtësia se përse është e pëlqyeshme të përdoret misvaku kur ngrihesh për namaz, është se namazfalësi është një gjendje afrimi me Allahun, prandaj kërkohet që të jetë një gjendje e përsosur dhe pastërtie, për të shfaqur kështu madhështinë e adhurimit."
  • Kuptimi i përgjithshëm i hadithit përfshin përdorimin e misvakut për agjëruesin, edhe pas mesditës, si në namazet e drekës dhe ikindisë.