explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se ai që i dorëzohet Zotit të tij, udhëzohet dhe drejtohet në Islam, dhe furnizohet me aq sa i mjafton prej riskut hallall për të përmbushur nevojat e tij, pa tepri dhe pa mangësi, dhe Allahu e bën të kënaqur e të pajtuar me atë që i ka dhënë, ai vërtet ka arritur suksesin dhe ka fituar.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Lumturia e njeriut qëndron në përsosjen e fesë së tij, në mjaftueshmërinë e jetesës së tij dhe në kënaqësinë me atë që Allahu i ka dhënë.
  • Inkurajimi për t’u kënaqur me atë që të është dhënë nga kjo botë, së bashku me Islamin dhe Sunetin.