Disa prej shokëve të Profetit ﷺ hëngrën syfyr së bashku me të, pastaj ai u ngrit për namazin e sabahut. Enesi i tha Zejd ibn Thabitit (Allahu qoftë i kënaqur me ta!): "Sa ishte koha ndërmjet ezanit dhe përfundimit të syfyrit?" Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: "Sa koha për të lexuar pesëdhjetë ajete mesatare - as të gjata e as të shkurtra, dhe as me shpejtësi e as ngadalë."