Profeti ﷺ në këtë hadith paralajmëroi kundër mbajtjes së qenve, përveç për qëllime gjuetie ose për ruajtjen e bagëtive dhe të të mbjellave. Kush mban qen për arsye të tjera, atij i pakësohet çdo ditë shpërblimi i veprave nga dy kiratë, një masë e veçantë shpërblimi e njohur te Allahu i Lartësuar.