Umu Habibja, gruaja e Profetit ﷺ, transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Atë që i fal rregullisht katër rekate para drekës dhe katër pas saj, Allahu do ta ndalojë atë nga zjarri i Xhehenemit."
Sahih - رواه أبو داود والترمذي والنسائي وابن ماجه وأحمد
Profeti ﷺ në këtë hadith e përgëzoi atë që i fal katër rekate nafile (vullnetare) para namazit të drekës dhe katër rekate nafile pas tij, duke i falur ato në vazhdimësi, Allahu do ta ndalojë atë nga zjarri i Xhehenemit.
Mësime nga hadithi
Preferohet që rregullisht të falen katër rekate para namazit të drekës dhe katër pas tij.
Namazet sunet që falen para namazit të detyrueshëm kanë disa dobi: njëra prej tyre është përgatitja e vetes për adhurim para fillimit të namazit të detyrueshëm. Sa i përket atyre që falen pas namazit të detyrueshëm, një prej dobive të tyre është plotësimi i mangësive që mund të ndodhin gjatë namazit të detyrueshëm.
Namazet e rregullta ditore që janë sunet kanë dobi të mëdha, si: shtimi i veprave të mira, shlyerja e mëkateve dhe ngritja e shkallëve.
Rregulli bazë i Ehlu Sunetit në lidhje me hadithet e premtimit hyjnor, si ky hadith, është që ato të interpretohen duke iu referuar atyre që vdesin në teuhid (besimit të drejtë, duke mos i shoqëruar Allahut asgjë në adhurim). Kuptimi i synuar është se ata nuk do të mbeten në zjarrin e Xhehenemit përjetësisht, sepse mëkatarët monoteistë e meritojnë ndëshkimin, por nuk do të dënohen përherë në zjarrin e Xhehenemit, nëse ata ndëshkohen.