explain-icon

Shpjegimi

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregoi se Profeti ﷺ zakonisht i falte namazet nafile (vullnetare) në shtëpinë e saj pa i lënë kurrë ato: katër rekate me dy selame para namazit të drekës dhe dy rekate para namazit të sabahut.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Është e preferuar që rregullisht të falen katër rekate para namazit të drekës dhe dy rekate para namazit të sabahut.
  • Është më e preferuar që sunetet e rregullta ditore të falen në shtëpi, dhe për këtë arsye Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka treguar për to.
explain-icon

Kategoritë

explain-icon

Më shumë