Profeti (paqja qoftë mbi të!) e dërgoi Amar ibën Jasirin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në një udhëtim për një nevojë. Ndërkohë, gjatë udhëtimit ai u bë xhunub nga marrëdhënia intime bashkëshortore ose në gjumë dhe nuk gjeti ujë për t'u larë. Ai nuk e dinte dispozitën e tejemumit për xhunubllëkun, por dinte vetëm dispozitën e tij për abdesin. Kështu që, ai nxori një gjykim nga ana e tij dhe mendoi se meqenëse fërkohen me dhe disa gjymtyrë të abdesit, atëherë për shkak të xhunubllëkut duhet fërkuar me dhe i gjithë trupi! Duke bërë kështu analogji me larjen e trupit me ujë. Kësisoj, ai u rrokullis në tokë, derisa e fërkoi të gjithë trupin me dhe, dhe fali namazin. Kur u kthye te Profeti (paqja qoftë mbi të!) ia përmendi atij atë që kishte bërë, për të parë nëse ajo që kishte bërë ishte e saktë apo jo! Kësisoj, Profeti (paqja qoftë mbi të!) i shpjegoi atij se mënyra e pastrimit nga papastërtia e vogël si: urinimi, dhe nga papastërtia e madhe si: xhunubllëku, është që të përplasë shuplakat në dhe, një herë, dhe të fërkojë shuplakën e djathtë me të majtën dhe pjesën e jashtme të të dyja duarve dhe fytyrën.