explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith e bëri të qartë se ndërmjet çdo ezani e ikameti ka namazi vullnetar dhe këtë e përsëriti tri herë. Herën e tretë tha se kjo është e rekomanduar për këdo që dëshiron të falet.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Është e rekomanduar të falet namaz ndërmjet ezanit dhe ikametit.
  • Ishte udhëzim i Profetit ﷺ që (ndonjëherë) ta përsëriste fjalën tri herë. Kjo, për t'ia bërë të mundshme dëgjuesit ta dëgjojë dhe për ta shpërfaqur rëndësinë e asaj që po e thotë.
  • Me frazën "dy ezane" është për qëllim ezani dhe ikameti. Kështu përdoret në gjuhën arabe. Sikur dy hënat, që janë për qëllim Dielli dhe Hëna dhe dy Omerët, që janë për qëllim Ebu Bekri dhe Omeri.
  • Ezani është lajmërim për hyrjen e kohës së namazit, kurse ikameti është lajmërim për kohën e kryerjes së namazit.