Profeti ﷺ në këtë hadith ndaloi që të shahen sahabët, veçanërisht besimtarët e parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve. Gjithashtu tregoi se, nëse ndonjë njeri dhuron ar sa mali Uhud, shpërblimi i tij për këtë nuk do ta arrinte shpërblimin e asaj që dhuroi ndonjëri prej sahabëve prej ushqimit, qoftë dy grushte, qoftë gjysma e kësaj. Kjo është për shkak të sinqeritetit të tyre të madh, qëllimit të tyre të çiltër dhe se shpenzuan e luftuan para Çlirimit të Mekës, ku nevoja për këtë ishte e madhe.