Profeti, ﷺ teksa ishte në minber, paralajmëroi kundër lënies së namazit të Xhumasë dhe mungesës në të pa arsye, nga neglizhenca dhe përtacia, përndryshe Allahu do t’ua vulosë zemrat, do t’i mbulojë ato dhe do të vendosë mbi to një pengesë që i ndalon nga ndjekja e së vërtetës. Pastaj ata do të bëhen prej të shkujdesurve ndaj shkaqeve të së mirës, me shpirtra që largohen nga adhurimet.