Profeti ﷺ në këtë hadith e ndaloi faljen e namazit vullnetar dhe varrosjen e të vdekurit në tri kohë gjatë ditës: Koha e parë: Kur Dielli fillon të lindë qartë, që nga çasti kur shfaqet, deri sa të ngrihet në lartësinë e një shtize, që vlerësohet afërsisht sa një çerek ore. Koha e dytë: Kur Dielli është në mes të qiellit dhe nuk ka hije as nga lindja e as nga perëndimi, derisa të fillojë të anojë nga mesi i qiellit dhe të shfaqet një hije në anën lindore, duke shënuar fillimin e kohës së namazit të drekës. Kjo është një periudhë e shkurtër, afërsisht pesë minuta. Koha e tretë: Kur Dielli anon dhe fillon të perëndojë, deri sa të perëndojë plotësisht.