explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith i ka paralajmëruar burrat që të mos i lëshojnë rrobat e tyre, të cilat mbulojnë pjesën e poshtme të trupit, (qoftë pantallona, shallvare apo diçka tjetër) poshtë nyjave të këmbëve. Çdo pjesë e rrobës që bie poshtë nyjave, për atë që e lëshon rrobën kështu, do të jetë në Zjarr si ndëshkim për këtë veprim.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Ndalimi i zgjatjes së rrobave nga ana e burrave në mënyrë që të zbresin poshtë nyjave të këmbëve, dhe kjo konsiderohet prej mëkateve të mëdha.
  • Ibn Haxheri ka thënë: “Lejimi i zvarritjes së izarit (veshjes së poshtme), bëhet përjashtim vetëm për atë që e bën këtë nga nevoja; si p.sh. ai që ka plagë në nyjat e këmbëve dhe do të dëmtohej nga mizat nëse ato nuk mbulohen me rrobën e poshtme, sidomos kur nuk ka mundësi tjetër.”
  • Ky gjykim është i veçantë për burrat, ndërsa gratë janë urdhëruar që rrobat e tyre t’i lëshojnë poshtë nyjave, deri në gjatësinë e një parakrahu.
explain-icon

Kategoritë

explain-icon

Më shumë