Abdullah ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ u pyet për ujin dhe për kafshët e buta e të egra, që e frekuentojnë atë. Atëherë Profeti ﷺ tha: "Nëse uji është dy fuçi, nuk mban papastërti." Sahih - رواه أبو داود والترمذي والنسائي وابن ماجه وأحمد
explain-icon

Shpjegimi

I Dërguari i Allahut ﷺ u pyet për pastërtinë e ujit që përdoret nga kafshët e buta dhe të egra, për të pirë apo për gjëra të ngjashme. Kësisoj Profeti ﷺ tha: Nëse uji arrin sasinë e dy enëve të mëdha (rreth 210-të litra), atëherë ai konsiderohet ujë i shumtë dhe nuk bëhet i papastër, përveç nëse ndryshon një nga tre cilësitë e tij: ngjyra, shija ose era, me diç të papastër.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Uji bëhet i papastër nëse ndryshon një nga tre cilësitë e tij: ngjyra, shija ose era, me diçka të papastër. Hadithi në këtë rast vlen për shumicën e situatave dhe nuk është i kufizuar në një rast specifik.
  • Dijetarët kanë rënë në ujdi se uji bëhet i papastër pa përjashtim; nëse ndyrësia e ndryshon, pavarësisht nëse ai është i vogël apo i madh.
explain-icon

Kategoritë

explain-icon

Më shumë