explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ njoftoi se Ebu Bekër Sidiku dhe Omer Faruku (Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!) janë më të mirët e njerëzimit pas pejgamberëve dhe më të mirët prej atyre që do të hyjnë në Xhenet pas pejgamberëve dhe të dërguarve.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Ebu Bekri dhe Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) janë njerëzit më të mirë pas pejgamberëve dhe të dërguarve.
  • Në Xhenet nuk ka moshë të shtyrë, përkundrazi, kushdo që hyn aty do të jetë në moshën tridhjetë e tre vjeçare. Ajo që nënkuptohet këtu është se ata janë zotërinjtë (më të mirët) e atyre që kanë vdekur në këtë botë nga të moshuarit, ose që ky (përshkrim) bazohet në atë se çfarë ishin ata në këtë botë në kohën e këtij hadithi.