Profeti ﷺ në këtë hadith ka njoftuar se besimtari mbetet në gjerësinë dhe hapësirën e veprave të tij të mira, me shpresë për mëshirën e Allahut, derisa të vrasë dikë padrejtësisht. Atëherë veprat e tij ngushtohen, sepse ato nuk mund ta kompensojnë mëkatin dhe fajin e rëndë të vrasjes.