explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ përcaktoi se shkurtimi i mustaqeve të burrit, prerja e thonjve të duarve dhe këmbëve, heqja/shkulja e qimeve të sqetullave dhe rruajtja e qimeve të pjesëve të turpshme nuk duhet të lihen pas dore për më shumë se dyzet ditë.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Sheukaniu ka thënë: "Mendimi më i saktë është që këto të kryhen brenda afatit prej dyzet ditësh të përcaktuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ, dhe nuk lejohet tejkalimi i kësaj periudhe. Megjithatë, njeriu nuk konsiderohet kundërshtues i Sunetit, nëse vonon shkurtimin dhe gjëra të ngjashme, pasi ato të jenë rritur, përderisa nuk e tejkalon këtë kufi."
  • Ibn Hubejra ka thënë: "Ky hadith përfaqëson kufirin maksimal të lejueshëm për vonimin e këtyre gjërave, ndërsa më e pëlqyeshme është që ato të kryhen para se të arrihet ky kufi."
  • Islami i kushton rëndësi të madhe pastërtisë, higjienës dhe zbukurimit.
  • Shkurtimi i mustaqeve bëhet duke hequr një pjesë të qimeve që rriten mbi buzën e sipërme.
  • Shkulja/heqja e qimeve të sqetullave bëhet duke larguar qimet që rriten në atë pjesë, e cila ndodhet nën nyjën që lidh krahun me shpatullën.
  • Rruajtja e qimeve të pjesëve intime, që janë qimet e ashpra që rriten rreth organeve gjenitale, si për burrat ashtu edhe për gratë.