explain-icon

Shpjegimi

Profeti ﷺ në këtë hadith urdhëroi që ai që dëshiron të therë kurban, të mos presë asgjë nga flokët, as nga sqetullat, as nga mustaqet, as nga ndonjë pjesë tjetër e trupit; as nga thonjtë e duarve apo të këmbëve, pasi të jetë parë hëna e re e muajit Dhulhixhe, derisa të kryejë therjen e kurbanit.

explain-icon

Mësime nga hadithi

  • Kush vendos të therë kurban pas hyrjes së dhjetë ditëve (të Dhulhixhes), ai duhet të fillojë të përmbahet nga gjëra e përmendura (të mos presë asgjë nga qimet e trupit apo thonjtë), që nga momenti kur e bën nijet, derisa ta kryejë therjen e kurbanit.
  • Nëse nuk e ther kurbanin në ditën e parë, ai vazhdon të përmbahet (nga prerja e flokëve dhe thonjve), derisa ta kryejë therjen në cilëndo ditë nga ditët e teshrikut.