Aisheja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Dora pritet për një çerek dinari e sipër.”
Sahih - Muttefek alejhi
Profeti ﷺ në këtë hadith sqaroi se dora e hajdutit pritet, nëse ai vjedh një çerek dinari ari ose më shumë se kaq, që i korrespondon vlerës së rreth 1.06 gramë ari.
Mësime nga hadithi
Vjedhja është prej mëkateve të mëdha.
Allahu i Lartësuar e ka përcaktuar dënimin e hajdutit, që është prerja e dorës, siç thotë: "Hajdutit dhe hajdutes ua prisni duart." (El Maide, 38) Suneti i ka sqaruar kushtet e këtij dënimi.
Fjala “dorë” në hadith nënkupton prerjen e pëllëmbës nga nyja që e lidh me parakrahun.
Një nga urtësitë e prerjes së dorës së hajdutit është mbrojtja e pasurisë së njerëzve dhe parandalimi i shkelësve të tjerë.
Dinari është një mithkal ari, i cili sot është i barabartë me 4.25 gramë ar 24 karatësh; kështu, një çerek dinari është pak më shumë se një gram.